Vizita e Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në punishte! – MAJ 2022 (Fotografi)

Vizita e Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në punishte! - MAJ 2022

Kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, në krye me Nazmi Viqa-kryetar, Zenun Krasniqi-nënkryetar, Vllaznim Kelmendi-drejtor për financa, Nexhmedin Veliqi-Sekretar dhe Bekim Borovci-antar kryesie, vizituan punishten ku po ndërtohen kullat binjake në Ferizaj, ku investitor është kompania ndërtuese familjare DAAKONN Investments në krye me kryetarin e Unionit të Bizneseve z. Nazmi Viqa.
z.Nazmi Viqa tregoj në detaje për investimet e ardhshme që janë planifikuar të ndërtohen nga DAAKONN në vendlindje, në Kosovë. Poashtu ai ka folur edhe për kompleksin “Baci Towers”, i cili po ndërtohet në zemër të Ferizajt. Ai tha se kullat binjake do të ndërtohen me standarde evropiane, me arkitekturë moderne dhe stil të veqantë. Ato do të jenë ikonë unike e qytetit të Ferizajt.
Poashtu antarët e Unionit të bizneseve u informuan më shumë nga vetë menaxheri i projektit z.Ismajl Avdiu dhe kryeinxhinieri z.Artan Sahiti për fillimet e para të punimeve dhe ecurinë e realizimit të këtij projekti.