Fillimi i vendosjes së pilotave beton-arme nën themele! – RAPORTI GUSHT 2022 (Fotografi)

Pas vendosjes së diafragmës beton-arme dhe ankerimit të saj, kemi hapur edhe gropën ndërtimore me sukses dhe në afat të caktuar sipas planeve. Tashmë në Gusht 2022 kemi filluar me vendosjen e pilotave beton-arme nën themele. Inxhinierët profesionist të DAAKONN Investments kanë projektuar gjithësej 180 pilotë me thellësi 35m dhe gjerësi nga 80cm deri në 120cm. Ky proces ka filluar me sukses në kordinim me menaxherët, inxhinierët dhe kompaninë bashkëpunuese që po i egzekuton pilotët beton-arme.