DAAKONN është kompani ndërtuese e themeluar në vitin 2021 në Kosovë.
Ideator dhe themelues i kësaj kompanie është z. Nazmi Viqa me prejardhje nga Gremja e qytetit të Ferizajit. Ai poashtu është bashkëthemelues dhe bashkëpronarë i kompanisë AWR Abbruch GmbH në Gjermani.
Poashtu DAAKONN merret edhe me pasuri të paluajtshme, demolim të ndërtesave specifike, trajtim profesional të materialeve të rrezikshme dhe jo vetëm.Vizioni i DAAKONN është transformimi i mendësisë së banimit dhe nxitja në ngritjen e standardeve në ndërtim dhe shërbime të tjera në Kosovë.
Këto synohen të arrihen përmes përvojës së gjatë në tregun evropian, vendosjes së metodave profesionale dhe strategjike për një ndërtim cilësor e afatgjatë si dhe organizimin e grupeve profesionale punuese me ekspertë të fushave përkatëse.
Po krijojmë të ardhmen me pasion dhe art!
Jemi duke krijuar kompleksin “Baci Towers” me pasion dhe art. Forma arkitektonike e këtij objekti, e përcjellur me fasadat simetrike të vendosura në qendër të qytetit të Ferizajt, po synojmë të jetë ikonë dhe vlerë jo vetëm e rrethinës ku shtrihet objekti, por vlerë e të gjithë qytetit të Ferizajt.
Ne e bëjmë një të ardhme më të lehtë!
Para se të fillojmë projektet tona në Kosovë, jemi siguruar se çfarë potenciali dhe sa përvojë adekuate kemi, çfarë njerëz na rrethojnë, çka po kërkon tregu në Kosovë dhe çfarë jemi në gjendje të ofrojmë për vendin tonë. Pastaj kemi filluar me idenë e krijimit të “DAAKONN Investments” dhe projektet të cilat do të realizohen nga kjo kompani ka thënë themeluesi i DAAKONN z.Nazmi Viqa.

Çfarë potenciali kemi?
Pas më shumë se 25 vjet përvojë dhe aktiviteteve të shumta me biznese të ndryshme në Gjermani, kemi vendosur që potencialin dhe përvojën tonë t’a përdorim për ndërtimin dhe zhvillimin e vendlindjes sonë të bazuar në metoda dhe standarde evropiane.

Cilat janë qëllimet tona?
Të kontribuojmë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë në vendin tonë. Duke përdorur të gjithë mekanizmat, që i kemi krijuar nga përvoja jonë shumëvjeqare në shtetet evropiane.

Çfarë jemi duke ofruar ne?
Tash e shumë vite ofrojmë shërbime korrekte, punë profesionale, përgjegjësi e saktësi në aktivitetet tona ndërmarrëse në tregun evropian. Të gjitha këto shërbime dhe të tjera synojmë t’i ofrojmë edhe në tregun kosovarë.
Përmbledhje e kompanisë
Kliko shigjetën dhe mëso më shumë rreth qëllimeve, misionit dhe planeve tona.