Vizita e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës z. Agim Aliu

Kënaqësi e veçantë që sot pronari i kompanisë DAAKONN Investment z. Nazmi Viqa, mirëpriti liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti dhe kryetarin e komunës së Ferizajt z. Agim Aliu. Gjatë takimit u diskutua mbi investimet kapitale dhe mundësitë e bashkëpunimit për projekte që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik, si dhe u theksua rëndësia e investimeve nga bashkëatdhetarët në vendin tonë.