Dr. Mark Speich, sekretar shteti i landit Nordrain Westfalia për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, znj. Dr. Charlotte Lüft dhe znj. Eva Durstewitz-Marschall, si dhe bashkëpunëtorin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë për çështje ekonomike, z. Kushtrim Nimani, me datën 11.09.2024 vizituan Kompaninë DAAKONN Investent në Ferizaj.
Mysafirët u pritën nga pronari i DAAKONN Investment z. Nazmi Viqa së bashku me stafin dhe bashkëpuntorët e tij.
Nazmi Viqa, duke i falenderuar mysafirët për vizitën, i njoftoi ata për projektin ndërtimor „Baci Towers“, i cili për çdo ditë po merr formën e një Ikone të qytetit të Ferizajt.
Të pranishmit u njoftuan për seriozitetin e punimeve në këtë projekt gjigant, i cili po ndërtohet në qendër të Ferizajit me standartet më të larta ndërtimore gjermane.
z.Viqa shpalosi një pjesë të rrugëtimit të tij të vështir nga Kosova në Gjermani, duke treguar punën e tij dhe të vëllezërve Viqa në shtetin Gjerman, si dhe vendosmerinë e tij për të investuar në vendlindje.
Ishte një mundësi e veçant të njoftohen përfaqësuesit e shtetit Gjerman për punën profesionale që po bëhet në Ferizaj, pa lënë anash edhe angazhimet dhe projektet e njohura në Gjermani.
Dr. Mark Speich ishte gjithashtu shumë mirënjohes dhe falenderues për pritjen dhe mundësinë që ju dha të shoh nga afër punën e mrekullueshme të një afaristi nga Kosova, i cili përvojen, dijen dhe një pjesë të financave të tij kishte vendosur ti riinvestoj në vendlindjen e tij.
Speich ishte falenderues edhe për kontributin e familjes Viqa në Gjermani përmes kompanisë së mirënjohur të tyre AWR ABBRUCH në Koblenz, si dhe kompanive tjera të vëllezërve Viqa, të cilët me nje staf prej mbi 350 të punësuarve, të pozicionuar fuqishëm në tregun Gjerman, janë shembull edhe për shumë kompani dhe bashkëatdhetar tjerë që jetojnë në perendim. Ai ishte i impresionuar me projektin në Ferizaj, të cilin e krahasoi me projektet ma të mira edhe në Gjermani.
Republika e Nordrain Westfalisë, si një ndër Landet me nje industri shumë të zhvilluar dhe me mbi 18 milion banorë, ka shumë shqiptar nga Kosova dhe viset rreth saj, të cilët për çdo ditë po veçohen me angazhimin dhe punën e tyre në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë Gjermane, theksoi ndër të tjera Dr. Speich. Dhe e veçanta e saj është kur ndërmarrës të njohur janë të gatshëm krahas investimeve që bëjnë në shtetin Gjerman, janë të gatshem që keto investime ti zgjerojnë edhe në vendlindjet e tyre.
Shembujt e tillë, do të përkrahen edhe nga shteti Gjerman, sepse ato krijon ura mes dy shteteve, që krahas shkëmbimit kulturor, të shkëmbehen edhe ekonomitë e ketyre dy vendeve duke krijuar mundësi shumë të qëndrueshme që lidhin keto dy popuj miqësh.
Krahas prezentimit të Projektit “Baci Towers“, z. Viqa përmes bashkëpunëtorëve te tij, z. Shenur Ibrahimi dhe z. Fadil Abdullahu, mysafirët i njoftoi edhe me aktivitetet e UNIONIT TË BIZNESEVE Shqiptaro-Gjermane, ku z. Nazmi Viqa ushtron detyrën e Kryetarit të kësaj shoqate.
Qëllimet e shoqatës vazhdojnë të jenë forcimi i raporteve ekonomike të ndërmarrjeve dhe ngritja e perfaqësimit të denjë të tyre jo vetëm para institucioneve dhe shoqatave gjermane, por edhe të atyre në Kosovë.
Të pranishmit u zotuan se në të ardhmen do të japin kontributin e tyre që keto investime të zgjerohen edhe në fusha të tjera, duke kyçur edhe shumë biznese tjera, të cilet pa hezitim deshirojnë ti zgjerojnë aktivtete e tyre.
„Suksesi krijon lidhjen“ , ishte pikërisht motoja e Unionit të Biznesve, e cila edhe po jep rezulatet e saja.
Mysafirët u njoftun në pika të shkurtëra edhe me disa veçori që ofron qyteti i Ferizajit me rrethinë, dhe jo vetem.
Gjermania si nje vend mik i Kosovës, vazhdon të jetë investitori ma i madh në Kosovë.