Jemi duke ndërtuar kompleksin baci towers me pasion dhe profesionalizëm. Çdo ditë e më shumë po hedhim hapa, drejt ndërtimit të këtij projekti madhështor. Tashmë kemi filluar me përgatitjet e para për ekzekutimin e pllakës së themelit. Kemi përfunduar procesin e shtrimit të zhavorit, shtresat nivelizuese dhe ato hidroizoluese. Po ndërtojmë sigurtë, me materiale cilësore e afatgjate dhe nën vëzhgimin e vazhdueshëm të profesionistëve të fushës së ndërtimit. Kështu po avansojmë çdo ditë në realizimin e ndërtesës më të lartë në Ferizaj.