Cilësia e projektimit dhe ndërtimit në Ferizaj në kompleksin BACI Towers! – Can. Dr. Driton Kryeziu

Cilësia e projektimit dhe ndërtimit në Ferizaj në kompleksin BACI Towers!

“Dje u ndjeva mirë, ndjeva kënaqësi nga ato kur njeriu i profesionit ndjehet mirë nga arritjet e kolegëve dhe qëllimin e mirë të investitorit për të ndërtuar vepra cilësore inxhinierike. Pra jo me larg se dje, me ftesë të kolegut Msc. Artan Sahiti, njëherit edhe projektues i llogarisë statike të objektit 4B+P+19K Baci Towers, puna e të cilit ishte vlerësuar me nota shumë pozitive nga ana e një kompanie projektuese dhe reviduese në Gjermani.
U ndjeva mirë! Puna e mirë duhet vlerësuar dhe lartësuar!
Njëherit falë kolegut Artan mu dha mundësia që të mbaja më shumë se 2 orë leksion (edukim i vazhduar) në lidhje me temat:
1) TKK “Vaska e Bardhë”,
2) Betonet masive (ju rikujtoj që pllaka e themelit në këtë objekt është tpll.th=200 cm) dhe
3) Metoda e Maturimit (metodë jodestruktive) e cila mundëson monitorimin e temperaturës në beton gjatë ngurtësimit. Pra, maturimi për qëllim të kësaj teknike është produkt matematikor i temperaturës dhe kohës.
Thjesht, ju përgëzoj djema; është nga ato kantieret e ndërtimit që dua ti shoh më shpesh në vendin tim e të cilat rrallë herë i sheh edhe në vendet më të zhvilluara.
Ju faleminderit për mundësinë që më ofruat;
Artan Sahiti
Lili Avdiu
Fitim Nuredini
Veton Mehmetaj
Genc Kryeziu”
CAN. Dr. Driton Kryeziu