Historia flet...
Gjithçka nisi në fillim të viteve '90 kur katër vëllezër migruan në Gjermani nga vendlindja e tyre, Kosova, e cila atëherë ishte nën pushtim. Pavarësisht kushteve të vështira financiare dhe mungesës së mbështetjes, ata erdhën në Gjermani me duar në xhepa, por me një ëndërr dhe vullnet për ta realizuar atë.
Ata filluan me lopata dhe mjete të thjeshta, dhe me vetëm pesë punëtorë, për t’u bërë, jo shumë më vonë, një kompani serioze, e cila sot ka shumë projekte të përfunduara me sukses. E themeluar nga vëllezërit Viqa në vitin 1994, kompania AWR Abbruch tani njihet për besueshmërinë, cilësinë e garantuar dhe respektimin e datave të dorëzimit në të gjithë Gjermaninë.
Investimet e vazhdueshme në makineri dhe mjete të tjera pune garantojnë seriozitet dhe siguri në aktivitetet tona. Sot, zhvilluesit kryesorë të projekteve në vend, investitorët institucionalë, bankat, kompanitë e sigurimeve, industritë kimike dhe kompanitë kryesore të ndërtimit përbëjnë pjesën më të madhe të klientëve të biznesit tonë familjar.
Prania e përhershme e AWR Abbruch GmbH në projekte madhore si: aeroporte, objekte industriale dhe zona të mbrojtura thekson besueshmërinë dhe integritetin e kompanisë. Me qarkullime vjetore dyshifrore në miliona, kompania tani është një nga drejtuesit e tregut gjerman në industrinë e prishjes (demolimit).
Më poshtë mund të gjeni informacion në lidhje me disa nga projektet më madhore që kompania AWR Abbruch GmbH ka realizuar gjatë viteve.
Data të rëndësishme të sukseseve tona!
March1994
Themelimi i kompanisë AWR Abbruch
Në vitin 1994 vëllezërit Viqa themeluan kompaninë AWR Abbruch, e cila sot e asaj dite shërben për prishje, ripërdorim dhe riciklim.
Shkurt2014
AFE Turm – Frankfurt am Main
E njohur ndryshe si ndërtesa e Universitetit „Johann-Wolfgang Goethe“ me 116 metra lartësi dhe 160.000m³ vëllim, u bë ndërtesa më e lartë e rrënuar në Evropë, për vetëm 10 sekonda.
Mars2017
Prishja e ``Bonn Center`` në qytetin e Bonn-it
Ky projekt poashtu u demolua me ndihmen e dinamitit pas një përgaditje 6 mujore paraprake.
Ky objekt i cili kohë më pare shërbente si ndërtesë zyresh për kompani të ndryshme kishte
një lartësi prej 60 metra dhe një vëllim prej 120.000 m³.