Ekzekutimi i Pilotëve – RAPORTI SHTATOR 2022 (Video)

Çdo gur që lëvizë gjatë ndërtimit të objektit Baci Towers nga DAAKONN Investments është i rëndësishëm për të gjithë ata që po e përcjellin punën tonë që nga fillimi. Çdo ditë e më shumë po hedhim hapa, drejt ndërtimit të këtij projekti madhështor. Pas vendosjes së diafragmës dhe ankerimit të saj, kemi hapur gropën ndërtimore në thellësi 15m në kohë rekord sipas ekspertëve. Inxhinierët e ndërtimit gjithashtu kanë projektuar 183 pilotë, me thellësi 35m të cilët janë ekzekutuar në fund të muajit shtator 2022.