Daakonn Investments ka filluar me punimet e para në objektin “Baci Towers” në Ferizaj. Së pari kemi pastruar punishten, kemi vendosur masat mbrojtëse rreth objektit. Pastaj kemi filluar me germim për vendosjen e murit beton-arme të diafragmës, i cili do të shërbej për mbrojtjen e gropës ndërtimore ndaj objekteve që e rrethojnë. Tashmë kemi përfunduar vendosjen e murit të diafragmës, jemi duke hapur gropën ndërtimore dhe njëkohësisht jemi duke përforcuar murin e diafragmes përmes ankerave me gjatësi 25m.