Takim i rëndësishëm për fuqizimin e bashkëpunimit me diasporën dhe zhvillimin e sektorit të ndërtimit.
Në ambientet e Daakonn Investment, patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe këshilltarin e tij për Zyrën e Diasporës, z. Skender Rama, në një takim miqësor me pronarin e kompanisë z. Nazmi Viqa.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe institucioneve vendore, si dhe për mundësitë konkrete të nxitjes së investimeve nga diaspora në Republikën e Kosovës.
Ky është një hap domethënës drejt fuqizimit të lidhjeve ekonomike me diasporën dhe zhvillimit të mëtejmë të sektorit të ndërtimit.
Jemi mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen!

