DAAKONN Investments po zgjerohet… Apliko tani dhe bëhu pjesë e kompanisë tonë!
DAAKONN Investments është një nga kompanitë më inovative në vend, me një përvojë shumëvjeqare në tregun evropian, me synim në menaxhimin e pasurive të paluajtshme, ndërtim, demolim të ndërtesave specifike, trajtim profesional të materialeve të rrezikshme dhe jo vetëm. Portofoli ynë do të përfshinë projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale në qytetet më të mëdha në Kosovë. Daakonn Investments ka për qellim të vendos standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës shoqërore. Daakonn Investments po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe po kountribon në përmirësimin e jetesës së shoqërisë përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Daakonn Investments po zgjerohet si për nga projektet ashtu edhe nga stafi profesional, apliko tani dhe bëhu pjesë e kompanisë tonë.

KONKURS PUNE
1 (një) Arkitekt/e
Kohëzgjatja: Diskutohet
Orari: I plotë
Përshkrimi i pozitës: Mbikqyrje të punëve ndërtimore
Arkitekti ka për detyrë mbikqyrjen e punëve ndërtimore dhe organizimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me Projektin Kryesor dhe të gjitha fazat si: Struktura, Elektrika, HVAC dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Të pranojë dokumentacionin nga kompanitë projektuese dhe të jap rekomandime për të njejtin dokumentacion për nevojat e brendshme të kompanisë DAAKONN
• Të ketë aftësi në prezentimin e ndërtimit dhe njësive banesore tek klientët
• Të ketë njohuri dhe aftësi në zbatimin e Projektit Kryesor
• Të ketë aftësi të bëjë menaxhimin e projekteve të nënkontraktorëve
• Të mbikqyr projektet në bashkëpunim me inxhinierët e fazave tjera
• Të ketë aftësi të bëjë zbërthimin e detajeve arkitektonike dhe konstruktive në përputhje me specifikimet teknike dhe preventivat.
• Të ketë aftësi të shkëlqyera në programet: ArchiCad dhe AutoCAD, Microsoft Office;
• Shkathtësi të shkëlqyera organizative dhe relacionale;
• Aftësi për të punuar në kohë të reduktuar;
• Të jetë i/e aftë të punoj në ekip dhe i/e vetëm
• Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udheheqësit e kompanisë
• Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në punishte
Kualifikimet
• Kualifikim Universitar minimalisht në nivelin Bachelor në Fakultetin e Arkitekturës
• Përvojë pune në Mbikëqyrje (se paku 3 vite)
• Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad, Archicad. Njohja e programeve tjera është përparësi
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
• Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale dhe teknike
• Të jetë i aftë të menaxhoje disa procese njëkohësisht
• Të këtë patent shoferin Klasa B
*Më poshtë gjeni formularin, përmes të cilit mund të aplikoni që tani!
KONKURS PUNE
1 (një) Inxhinier/e ndërtimi
Vendi: Ferizaj
Kohëzgjatja: Diskutohet
Orari: I plotë
Përshkrimi i pozitës: Mbikqyrje të punëve ndërtimore
Inxhinieri i Zbatimit ka për detyrë organizimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me Projektin Kryesor dhe të gjitha fazat si: Struktura, Elektrika, HVAC dhe Ujësjellësi dhe Kanalizimi, në të cilin përfshihen preventivi, specifikimet teknike, kushtet e sigurisë në punë, standartet, si dhe planit dinamik të miratuar deri në fazën e dorëzimit të ndërtesës.
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Të ketë njohuri dhe aftësi në zbatimin e projektit arkitektonik
• Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe librin e kantierit
• Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e
kompanisë DAAKONN
• Aftësi organizative dhe të koordinojë të gjithë kontraktorët e përfshirë në projekt
• Të harton preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara
• Zbaton planin dinamik në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve
• Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në punishte
• Të ketë njohuri mbi dokumentacionin ligjor dhe teknik të nevojshëm, varësisht kërkesave të projektit
• Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të
projektit
• Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në perputhje me projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike
• Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udheheqësit e kompanisë
• Pranimin e detyrave nga Drejtori apo i autorizuari i tij dhe implementimin e tyre në punishte
Kualifikimet
• Kualifikim Universitar minimalisht në nivelin Bachelor në Fakultetin e Ndërtimtarisë
• Përvojë pune në Mbikëqyrje (se paku 3 vite)
• Të zotërojë programet Microsoft Office, Autocad, Archicad. Njohja e programeve tjera është përparësi
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Njohja e gjuhëve tjera është përparësi
• Të jetë i komunikueshëm, të ketë aftësi të mira drejtuese menaxheriale, teknike
• Të jetë i aftë të menaxhoje disa procese njëkohësisht
• Të këtë patent shoferin Klasa B
*Apliko tani duke plotësuar formularin e mëposhtëm!