Punimet në kompleksin "Baci Towers" po vazhdojnë me intensitet të lartë!
Aktualisht, jemi në fazën e instalimit të sistemit të ngrohjes në dysheme, një zgjidhje moderne që ofron komoditet maksimal dhe shpërndarje uniforme të ngrohtësisë në çdo hapësirë të banesës.
Ky sistem jo vetëm që krijon një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë muajve të ftohtë, por gjithashtu kontribuon në kursimin e energjisë dhe mirëmbajtjen e një klime të shëndetshme brenda shtëpisë tuaj.
Bëni zgjedhjen e duhur për një jetë më të rehatshme dhe moderne – zgjidhni kompleksin “Baci Towers”, ku komoditeti, cilësia dhe dizajni bashkohen për të krijuar një përvojë të vërtetë të jetesës së re.