Përfundon heqja dhe trajtimi i materialeve që përmbajnë azbestit në Stacionin e Trenit në Prishtinë

DAAKONN sh.p.k. ka përfunduar me sukses punimet për heqjen dhe trajtimin e materialeve që përmbajnë azbest në objektin e Stacionit të Trenit në Prishtinë.

Procesi është realizuar me kujdes maksimal dhe në përputhje të plotë me standardet e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit, për të garantuar një hapësirë të pastër, të sigurt dhe pa ndotje.

Përmes këtij projekti, po kontribuojmë në uljen e ndotjes, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe krijimin e hapësirave më të shëndetshme për komunitetin.

Heqja e azbestit nuk është vetëm proces teknik, por investim në të ardhmen e qëndrueshme dhe të sigurt të qyteteve tona, ku çdo ndërhyrje e tillë përmirëson cilësinë e jetës dhe mjedisin që na rrethon.