Shërbimet

Home Shërbimet

Arkitekturë moderne në qendër të qytetit!

Kompleksi Baci Towers është i vendosur në pozitën më të mirë të qytetit.

Kullat binjake që po i ndërton DAAKONN Investments shtrihen në pjesën më të mirë të qytetit të Ferizajt. Me lokacion në rrugën “Dëshmorët e Kombit” afër Administratës Tatimore të komunës së Ferizajt. Me 4 etazhe bodrum, 3 etazhe të dedikuara për afarizëm, 16 etazhe për banim dhe etazhi i fundit penthouse. Me arkitekturë bashkëkohore dhe fasada moderne e simetrike. E fortifikuar në çdo detaj, me materiale të qëndrueshme, afatgjate dhe me akustike të lartë. Afër gjërave elementare për jetën si (shkollat, qerdhet, spitalet, qendrat tregtare, parkun e qytetit etj.) Me pamje unike nga malet e Jezercit dhe të Brezovicës. Me të gjitha këto avantazhe që po sjell DAAKONN Investments në kompleksin “Baci Towers”, juve ju jep mundësinë e ëndrrave tuaja, të bëheni banorë të kullave binjake në Ferizaj.

Ndërtojmë Atdheun me Përkushtim dhe Profesionalizëm

Përvoja jonë shumëvjeqare dhe rezultatet tona të njëpasnjëshme janë faktorët më të besueshëm, për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të punojnë apo të investojnë në projektet tona.

Mbi 25 vjet eksperiencë

Përvoja të ndryshme dhe suksese të shumta në zhvillim e ndërmarrësi në tregun evropian janë faktorë në zhvillimin e kompanisë DAAKONN.

Ne po ndërtojmë me pasion

Po ndërtojmë vendin tonë të lindjes me pasion dhe dashuri. Duke hedhur çdo gur me kujdes dhe profesionalizëm.

Të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm

Të dëshmuar tash e shumë vjet, për nga shpejtësia, saktësia dhe besueshmëria për detyrat qe ne marrim.

Ne jemi duke avansuar çdo ditë

Çdo ditë e më shumë ekipës sonë po i shtohen profesionistë të ndryshëm, që të rrisim çdo fushë në mënyrë profesionale.

Një ekip i shkelqyer profesional

Menaxherë, arkitektë e inxhinierë të fushave të ndryshme po bashkohen në kompaninë DAAKONN Investments

Përvoja shumëvjeqare ndër vite në Gjermani, ka bërë që njerëzit sot të besojnë në idetë, qëllimet dhe punët tona. Çdo ditë e më shumë DAAKONN Investments, po rritet si kompani. Menaxherë, arkitektë e inxhinierë profesionist po kontribuojnë në vizionin tonë. “Të ndërtojmë atdheun me përkushtim dhe profesinalizëm” është sllogani i kompanisë tonë, me të cilin si fillim kemi planifikuar 10 projekte që do të realizohen në vendlindje ka shprehur z.Nazmi Viqa.

Shiko katalogun digjital!
Përmes katalogut digjital, ju do të informoheni në detaje për kompleksin "Baci Towers".